“Dorëzoni armët, do ndahen 137 mln euro”, plani në Zelandën e Re

Nga A2 CNN
21 Qershor 2019, 22:33 | Bota
“Dorëzoni armët, do ndahen 137 mln euro”, plani në

Pas sulmit në xhaminë e Christchurch në Zelandën e Re, ku humbën jetën 51 besimtarë myslimanë, një ligj për ndalimin e armëve gjysmëautomatike ka hyrë në fuqi dhe tashmë qeverisë i duhet të dëmshpërblejë pronarët që do t’i dorëzojnë.

Prezantimi i këtij plani u bë nga ministri i Financave, Grant Ropertson dhe ministri i Brendshëm, Stuart Nash. Forcat e policisë vlerësojnë se nga ligji i ri pritet të kompensohen pronarët e 14 300 armëve gjysmëautomatike dhe për këtë fondi është 137 milionë euro.

Qytetarët duhet t’i dorëzojnë armët dhe të marrin dëmshpërblim brenda 20 dhjetorit, pas këtij afati kush kapet me armët e ndaluara rrezikon deri në 5 vjet burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos