Gara për drejtimin e KE-së, Partitë Popullore Evropiane mbështesin Weberin

Nga A2 CNN
21 Qershor 2019, 10:34 | Bota
Gara për drejtimin e KE-së, Partitë Popullore Evropiane

Liderët e Partive Popullore Europianë konfirmuan mbështetjen e tyre për kandidatin kryesor Manfred Weber për drejtimin e Komisionit Europian.

Përpara takimit të Këshillit të Ministrave, Presidenti Xhozef Dol tha se populli i dha një mandat të qartë grupimit të PPE-së.

“Ne kemi një detyrë të respektojmë votat e tyre dhe mbështesim Manfred Ëeberin që të bëhet Presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian”, u shpreh kreu i Partive Popullore Evropiane.

Ndër të tjera, Dol tha se Weberi ka eksperiencën e duhur për drejtimin e Komisionit Europian, pasi është në gjendje të arrijë rezultate konkrete.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos