‘‘Dorian’’ priten vërshime vdekjeprurëse në bregdetin lindor të SHBA, 20 viktima në Bahamas

Nga A2 CNN
5 Shtator 2019, 15:08 | Bota
‘‘Dorian’’ priten vërshime vdekjeprurëse

Uragani Dorian pritet të sjellë vërshime vdekjeprurëse në bregdetin lindor amerikan pasi shkaktoi dëme katastrofike dhe të paktën 20 viktima në Bahamas. Tashmë një stuhi e kategorisë së tretë, Dorian gjendet në brigjet e 2 Karolinave e po zhvendoset me ngadalë drejt veriut.

Mbi 100 mijë vetë janë pa energji elektrike, ndërsa zona të tëra janë përmbytur. Ekspertët  paralajmërojnë  së niveli i ujit në Karolinën e Jugut mund të rritet me 2.4 metra dhe se deri në 38 cm shi pritet të bien gjatë ditëve në vazhdim.

Mbi 2.2 milion njerëz janë urdhëruar të evakuohen përgjatë bregdetit lindor. Banorët e Georgias dhe Virginia janë paralajmëruar t’u binden udhëzimeve të autoriteteve.

https://a2news.com/2019/09/04/ishujt-bahamas-te-rrenuar-nga-stuhia-imazhet-ajrore-tregojne-demet-e-dorian/

Uragani u dobësua pasi goditi ishujt Bahamas, por tani ka rifituar sërish forcë me erëra deri në 185 km në orë.  Në 1 shtator stuhia goditi Bahamasin me erëra deri në 298 km në orë, më të fortat e regjistruara ndonjëherë. Barrën më të madhe e mbajtën dy ishujt, Abako dhe Gran Bahama ku shkatërrimi ishte apokaliptik. Mijëra banesa, rrugë e biznese u rrafshuan ndërsa niveli i ujit vazhdon të mbetet i lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos