
Borussia Dortmund ka arritur një fitore shumë të rëndësishme për garën e saj për titullin kampion në Bundesligë për këtë sezon.
Verdhezinjtë arritën të përmbysnin një ndeshje shumë të vështirë në transfertë përballë Eintracht Frankfurt me rezultatin 2-3.
Vendasit e mbyllën me avantazh 2-0 pjesën e parë të takimit dhe menduan se hipotekuan fitoren, por nuk llogaritën grintën e Dortmund.
Miqtë arritën që në 19 minutat e fundit të shënonin 3 herë për të marrë 3 pikë dhe shkurtuar distancën me Bayernin e vendit të parë. (A2 Televizion)