
Kampionati italian i futbollit rrezikon sërish të hyjë në një tunel polemikash dhe çështjesh gjyqësore, pas pezullimit të disa ndeshjeve të parashikuara ditën e djeshme nga mungesat e lojtarëve të infektuar në disa ekipe, ndërkohë që përballje të tjera u luajtën normalisht, edhe me mungesa.
Dje ishin katër ndeshje që janë shtyrë, por njëra prej tyre rrezikon të ketë një verdikt që tani. Bëhet fjalë për ndeshjen Bologna-Inter, që mund të përfundoi me rezultatin 0-3 për shkak të një pakujdesie të çuditshme të drejtuesve nga Bolonja.
Çdo ekip para çdo ndeshjeje, i dërgon arbitrit dhe ekipit kundërshtar protokollin e ndeshjes. Normalisht, ekipet që panë ndeshjet e tyre të shtyra nga vendimet e autoriteteve shëndetësore lokale, nuk e paraqitën këtë dokument, ndërkohë që Bologna e vetme e ka bërë. Në fakt, sipas, tyre bëhet fjalë për një draft paraprak që duhet të tregonte vullnetin e tyre për t’u futur në fushë, por që nuk është tërhequr kurrë, dhe si i tillë mbetet një dokument zyrtar i depozituar.
Meqenëse Interi u paraqit rregullisht në stadium, ky gabim mund të ndëshkohet nga Gjykatësi Sportiv me fitoren 0-3 të kampionëve të Italisë në fuqi.
Edhe po mos të donte një fitore kaq të lehtë, pasojat në rregullore do të mbeten, sepse Interi teorikisht mund të paraqiste në ndeshjen e ardhshme me Lazion ato lojtarë të pezulluar një turn, si turku Calhanoglu, që tani duhet të shohin përballjen nga tribuna. (A2 Televizion)