
Një fitore pa mundim ishte ajo e Borussia Dortmund në Kupën e Gjermanisë ku fitoi përballë modestëve të Duisburg me rezultatin 0-5.
Me një ekip të ristrukturuar, verdhezinjtë treguan forcën e tyre dhe se janë të gatshëm për sezonin e ri, pse jo dhe për të synuar Bundesligën këtë vit.
Trajneri Favre kishte zgjedhur të provonte dhe disa të rinj, dy prej të cilëve 17-vjeçarët Reyna dhe Bellingham që debutuan me gol. Në listën e golashënuesve të kësaj ndeshje u shënuan dhe Sancho, Hazard dhe Reus. (A2 Televizion)