Dortmundi bën “harakiri”, nga 3-0 në 3-3

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2019, 17:39 | Futboll
Dortmundi bën “harakiri”, nga 3-0 në 3-3

Dortmundi hodhi një hap të gabuar në javën e 21-të të Bundesligës gjermane, duke u ndalur në shtëpi në një barazim të “çmendur” 3-3 ndaj Hoffenheim.

Verdhezinjtë ishin në avantazhin e 3 golave deri në minutën e 75, kur më pas, gjithçka kishin ndërtuar, iu shemb.

Lojtarët e Hoffenheim besuan deri në fund dhe arritën një barazim 3-3 edhe pse askush nuk e besoi për mënyrën si shkoi loja.

Por pavarësisht këtij barazimi, Doermundi mbetet në vendin e parë, madje me një diferencë prej 8 pikësh nga Bayern-i i vendit të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos