Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga mesditën e sotme një 56-vjeçar lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së kaluar ku mbeti i vra te liqeni shtetasi 62-vjeçar, Haxhi Baçinozi.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet Myftar Pasha, 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se në momentin e vrasjes ka qenë me autorin dhe nuk ka kallëzuar krimin.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar, kur Haxhi Baçinozi u ekzekutua në sy të djalit të tij. Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij. (A2 Televizion)