
Gjykata ka dhanë masën e sigurisë arrest me burg për 12 personat e arrestuar për fajde në qytetin e Shkodrës, ndërsa kanë reaguar dhe familjarët e tyre,
Ndërkohë, në sallën e gjyqit edhe personat e ndaluar nuk e kanë pranuar akuzën për fajde.
Ata janë shprehur se i kanë vetëm borxh për shkak të marrëdhënieve shoqërore dhe miqësive familjare djemve të ish-prefektit, me idenë se i ktheheshin duke qenë se familja Radovani kishte biznese.
Personat e ndaluar janë shprehur se Radovani i ka futur në kurth. Ata thonë se janë me qindra personat që mund të kenë pasur dhe më shumë borxhe dhe probleme.
Në sallën e gjyqit, të akuzuarit kanë kërkuar që Paulin Radovani të tregojë emrat e vërtetë se kë ka denoncuar.
Të arrestuar janë shtetasit: (A2 Televizion)
- Byrhan. Alija. 61 vjeç nga Shkodra
- Edi Memcaj, 33 vjeç nga Shkodra
- 3.Adri Bala 22 vjeç, nga Shkodra;
- Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra
- Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra
- Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;
- Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra
- Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra
- Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra;
- Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra;
- Naim Ahmetaj 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
- Ilir Sokoli