Procedohen 33 persona pas protestës së opozitës, mes tyre edhe Gazmend Bardhi

Nga A2 CNN
17 Mars 2019, 10:24 | Kronikë
Procedohen 33 persona pas protestës së opozitës, mes tyre edhe

Me anë të një njoftimi për mediat ditën e sotme, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka nisur procedimi penal ndaj 33 personave për aktet e dhunës të ndodhura gjatë protestës së 16 marsit para Parlamentit.

Gjithashtu bëhet e ditur se policia ka vënë në pranga 14 shtetas, “për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim më datë 16.03.2019. Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor”, thuhet në deklaratën e policisë.

Si organizator i protestës, ka nisur procedimi penal edhe ndaj Gazmend Bardhit, ish-deputetit të Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos