Fier, 37-vjeçarja përplaset me mjetin e policisë

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 13:41 | Kronikë

Një shtetase 37-vjeçare, duke drejtuar një makinë Suzuki, është përplasur me automjetin e Policisë tip Hyundai.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 13:00, në lagjen “Sheq i Vogël” të Fierit.

Fatmirësisht, si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos