
Policia e Sarandës njofton se ka vënë në pranga një person dhe vëllain e tij, pasi akuzohen se gjatë shoqërimit, pas një incidenti në Kakome, kanë kundërshtuar me forcë forcat e rendit.
Sipas njoftimit për mediat, gjatë shoqërimit të 43-vjeçarit G.P., i cili ishte shpallur në kërkim policor pasi ka goditur punonjësit e një shoqërie private për sigurinë, në Kakome, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar dhe janë penguar për kryerjen e detyrës, nga 43-vjeçari dhe nga vëllai i tij, shtetasi N. P.
“Sarandë: Kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe i penguan ata për kryerjen e detyrës, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit G. P., 43 vjeç dhe N. P., 35 vjeç, të dy banues në Sarandë. Gjatë shoqërimit të shtetasit G. P., i cili ishte shpallur në kërkim policor pasi ka goditur punonjësit e një shoqërie private për sigurinë, në Kakome, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar dhe janë penguar për kryerjen e detyrës, nga 43-vjeçari dhe nga vëllai i tij, shtetasi N. P. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.” (A2 Televizion)
Njoftimi i Policisë së Sarandës