
Dosja “Metamorfoza” solli përmes organit të akuzës fakte tronditëse të përfshirjes së drejtuesve të Policisë së Shtetit në ngjarje të rënda kriminale. Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, u pyet mbi këtë çështje nga gazetarët dhe deklaroi se efektivët që janë bërë palë me krimin nuk e kanë vendin në organizatën e Policisë.
Qëllimi i komunikimit me median i Kukos ishte joshja e të rinjve për të zgjedhur Akademinë e Policisë, joshje që erdhi përmes pretimit për rritje pagash vitin tjetër apo edhe aspekte të tjera të mbështetjes sociale për policët.
Janë 100 vende të lira për programin e ekselencës dhe pas trajnimeve 1-vjeçare vjen promovimi në pozicione kyçe si në policinë kriminale apo në luftën kundër krimeve kibernetike.
Kuko i quajti spekulime pa vend deklaratat e opozitës lidhur me mbi 2 mijë efektivë që kanë kërkuara lënien e uniformës. Ajo tha se Ministria e Brendshme ka si synim një reformë që i jep dinjitet efektivit të policisë që lidhet me pagesat, me strehimin dhe dietat. Data e fundit e regjistrimeve për programin e ekselencës është data 31 gusht. (A2 Televizion)