Aksident i katërfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, paralizohet qarkullimi i mjeteve

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 09:05 | Aktualitet

Një aksident i katërfishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar paralizim të lëvizjes në këtë aks dhe radhë kilometrike nga Vora në drejtim të Maminasit.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.

Të katër drejtuesit e mjeteve të përfshira në këtë aksident janë femra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos