Doza e dytë e vaksinës, të moshuarit dyshojnë për certifikimin e Coronavac nga EMA

Nga A2 CNN
30 Prill 2021, 16:30 | Aktualitet
Doza e dytë e vaksinës, të moshuarit dyshojnë për

Në sheshin “Skëndërbej” ka nisur marrja e dozës së dytë të vaksinës Coronavac. Me një distancë 30 ditore, të moshuarit janë vënë sërish në rresht për të marr injeksionin final që pritet t’u japë më tepër imunitet ndaj përhapjes së virusit.

Nga vaksina e parë thonë se nuk kanë pasura snjë lloj shqetësimi. Ndonëse kanë për të marr dozën e dytë një pjesë e të moshuarëve i kanë degjuar jo pa shqetesim zerat nga Europa mbi çertifikimin e vaksinës CoronaVac.

Që nga nisja e këtij procesi janë kryer më shumë se 450 mijë vaksina. Me nisjen e vaksinimit në popullatë, shohim që qytetarët kanë ulur vigjilencën për mbajtjen e maskave.

Vijon të jetë në fuqi gjoba nga 3000 deri në 5000 lekë per ata qe nuk mbajnë maska, por përsëri qytetaret nuk duken të ndikuar nga kjo. Në rrugë e në shesh, maska nuk mbahet, e dukshme kjo tek moshat e reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos