All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

E veja e martirit të demokracisë: Të përndjekurit nuk e njohin qeverinë Rama 3, të gjithë në protestë

Nga A2 CNN
29 Prill 2021, 17:08 | Aktualitet
E veja e martirit të demokracisë: Të përndjekurit nuk e
All - Paragraf - 1

E veja e martirit të demokracisë Havzi Nela ka reaguar nga Kukësi mbi konfirmimin e mandatit të tretë për Edi Ramën. Lavdie Nela ka deklaruar se të përndjekurit politikë në Shqipëri edhe sot e kësaj dite nuk kanë liri, demokraci dhe as drejtësi.

Ajo ka deklaruar se do t’i bëjë thirrje ish të përndjekurve politikë në mbarë vendin për të protestuar para Kryeministrisë.

All - Paragraf - 3

“Unë nuk i njoh zgjedhjet dhe do iu kërkoj të gjithë të përndjekurve politikë të shkojmë përpara Kryeministrisë. Derisa të vdesim do të rrimë atje. Ne të vdekur e të vdekur jemi. Rama e ka pasur tepër mandatin e dytë e jo më të tretin. Ai asnjë gjë nuk ka bërë. Unë nuk kam liri, nuk kam demokraci. Kam vuajtur burgjeve dhe nuk kam marrë asnjë lloj dëmshpërblimi”, u shpreh e veja e Havzi Nelës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos