
Dita nis e kthjellët, por që në orët e paradites një sistem me vranësira i afrohet bregdetit jugor. Mesdita dhe orët në vijim sjellin vranësira në të gjithë territorin për pasojë në mbrëmje nis shi i lehtë në skajet veri-jug dhe në një pjesë të bregdetit.
Nata sjell rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në veri. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të ndjeshme, dy vlerat ditore luhaten nga 4 në 23-24°C.
Era do të fryjë mesatare nga drejtimi jugor deri pas mesditës kur era forcohet në tokë dhe bregdet duke arritur shpejtësi mbi 60 km/h, edhe më e fortë në hapësirat detare duke sjellë stuhi detare kryesisht në kanalin e Otrantos. (A2 Televizion)