
Reperi Drake ka nxjerrë në shitje një sërë qirinjsh aromatikë, njëri prej të cilëve "në të vërtetë ka aromë si vetë Drake".
Sipas përshkrimit nga Revolve, kompania me të cilën ai bashkëpunoi, qiriu 80 dollarësh i quajtur Carby Musk, ka të njëjtën aromë si reperi dhe e përfaqëson më së miri atë.
Linja "Better World Fragrance House" e Drake përfshin pesë aroma të ndryshme.
Katër aromat e tjera quhen Sweeter Tings, Williamsburg Sleepover, Good Thoughts dhe Muskoka, megjithatë asnjëra prej tyre nuk e ka suksesin e Carby Musk. (A2 Televizion)