Rita Ora shkel rregullat e izolimit, mbledh miqtë dhe feston deri në orët e para të mëngjesit

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 13:08 | Showbiz

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po akuzohet për shkeljen e ligjit dhe bllokimit kombëtar, pasi ka organizuar një festë luksoze për ditëlindjen e saj të 30-të, të shtunën.

Sipas mediave të huaja, këngëtarja ka ftuar 30 miq në një restorant në Notting Hill në Londër, me të cilët ka festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Në fotografitë e shpërndara nga The Sun, shihen supermodelja Cara Delevingne, Vas Morgan dhe e motra e Ritës.

Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar është në një izolim kombëtar, që përfundon më 2 dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos