Revista “People” ka rikthyer në vëmendje thashethemet se Rihanna dhe miku i saj prej vitesh, A$AP Rocky, janë bashkë.
Teksa citon një burim të afërt pranë çiftit, People shkroi se dyshja janë në një lidhje romantike, po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po i marrin gjërat shtruar.
Lajmet se mes tyre ka diçka nisën menjëherë pas ndarjes së këngëtares me ish të dashurin e saj miliarder.
“The Sun” raportoi në fillim të vitit se Rihanna dhe A$AP Rocky kishin ndarë një dhomë hoteli gjatë një vizite në Nju-Jork, por të dyja palët mohuan zërat për ndjenja romantike.
“Unë madje as nuk e shikoj në atë mënyrë. Ajo është seksi, por kaq”, u shpreh A$AP Rocky, asokohe. (A2 Televizion)