"Drama" e fermerëve. Prodhimet bujqësore, më të shtrenjta se ato të importit

Nga A2 CNN
31 Tetor 2021, 13:16 | Sociale
"Drama" e fermerëve. Prodhimet bujqësore, më të

Ndoshta mund të duket si paradoks, por është fakt që fermerët e Leshnicës, që kultivojnë vreshtat e rrushit, në Bashkinë e Pogradecit nuk arrijnë ta shesin dot prodhimin e tyre për disa arsye.

Duke nisur nga mungesa e tregut, pesticidet e shtrenjta, mungesa e subvencionimit dhe ajo që është kryesorja, i konkurron në çmim rrushi që vjen nga Maqedonia e Veriut.

Hekuran Hamzai ka mbi 40 vjet që kultivon rrushin, por vështirësitë që po ndjen tani nuk i ka hasur ndonjëherë në jetën e tij.

Pas kaq shumë vitesh, ai po mendon seriozisht të heqë dorë nga vreshtaria, pasi nuk arrin të mbulojë as kostot.

Në vreshtat e fshatrave të Pogradecit mund të gjesh ende tonelata rrush pa u vjelë, e gjitha kjo si pasojë e mungesës së tregut për shitje dhe natyrisht vëmendjes së institucioneve shtetërore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos