Dramë me 8 gola në “Elbasan Arena”, Egnatia eliminohet pas penalltive. Ikën dhe Vllaznia

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 22:58 | Futboll

Edhe pse kishin gjithçka në duart e tyre, Egnatia e Rrogozhinës është eliminuar nga Conference League pas një ndeshjeje dramatike në Elbasan Arena ndaj Ararat të Armenisë.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2 edhe pse rrogozhinasit kaluan dy herë në avantazh. Por golat nuk  kishin përfunduar pasi në 30 minutat e shtesës u shënuan edhe 4 gola të tjerë. Te penalltitë, armenët u treguan më të saktë, duke kaluar në fazën e ardhshme të Conference League.

Ndërkohë, të njëjtin fat me Egnatian pati edhe Vllaznia, e cila edhe pse fitoi 1-0 ndaj Linfield në “Loro Boriçi”, u eliminua pasi takimi i parë ishte mbyllur 3-1 për skuadrën nga Irlanda e veriut.

Tashmë aventurën në Kupat e Europës nga ekipet shqiptare do ta vijojë vetëm Tirana dhe Partizani në Conference League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos