
Shtatori dhe tetori janë muajt vendimtarë për Kombëtaren shqiptare të futbollit. Në këtë periudhë, kuqezinjtë luajnë sfidat direkte me Republikën Çeke dhe Poloninë, në betejën për të siguruar një vend në Euro 2024 në Gjermani.
Pasi ato sfida të kenë përfunduar, ekipi i drejtuar nga Sylvinho do të zhvillojë edhe një miqësore me Bullgarinë.
Federata e vendit ballkanas zyrtarizoi testin me Shqipërinë, më 17 tetor në Arenën Kombëtare. Vetëm pesë ditë më parë Kombëtarja do të presë çekët në shtëpi, teksa tani shfrytëzon datën e lirë për një miqësore. Edicioni i kuqezinjve mbyllet në nëntor me sfidat kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. (A2 Televizion)