Xhuliano Skuka, heroi i sllovenëve të Maribor në Conference League

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 22:03 | Futboll

Jo vetëm, Tirana, Vllaznia apo Egnatia, këtë të enjte kanë zbritur edhe shumë futbollistë shqiptarë në Conference League me klubet e tyre.

Një prej tyre është edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Xhuliano Skuka, i cili është bërë heroi i skuadrës së Mariborit, duke shënuar një gol me vlerën e kualifikimit në transfertë ndaj maltezëve të Birkirkara.

Skuka u aktivizua në pjesën e dytë në këtë sfidë dhe atëherë kur u mendua se takimi do të shkonte në shtesë, sulmuesi shqiptar realizoi golin që e çon Mariborin në fazën e ardhshme të Conference League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos