Drejt grevës së urisë, pedagogët nuk tërhiqen, Rama refuzon kërkesat

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 19:42 | Sociale
Drejt grevës së urisë, pedagogët nuk tërhiqen, Rama

Kryeministri Edi Rama refuzon çdo kërkesë të pedagogëve protestues. Përmes një reagimi në Twitter, ku ka ndërthur imazhin e Putinit me festën e Halloween-it, kreu i qeverisë e ka cilësuar ultimatum të nxitur nga “non grata”  Sali Berisha.

Ndërsa nga komisioni i Arsimit, ministrja Evis Kushi la të kuptohet se nuk do të ketë rritje pagash përtej masës 15 %. 

Sipas saj, edhe kjo rritje mund të mos jetë e unifikuar,  por në varësi të financave dhe performancës së çdo universiteti.

Më herët, sindikata e pedagogëve u shpreh e prerë se rritja e pagës duhet të jetë e uniform, në masën 30% për të gjithë pedagogët, stafet ndihmëse dhe stafin administrative., ku rritja nuk duhet të vijë nga  pagesat e studentëve por nga buxheti i shtetit.

https://a2news.com/2022/10/28/rektoret-thyejne-heshtjen-te-pakenaqur-nga-rritja-e-pagave-pedagoget-drejt-greves-se-urise/

Në orën 16 të së mërkurës, pedagogët kanë paralajmëruar nisjen e grevës së urisë, fillimisht nga 10 pedagogë të universiteteve të ndryshme në një nga auditorët e korpusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos