Muzika në zi, ndërron jetë vokalisti i grupit të njohur

Nga A2 CNN
31 Korrik 2023, 21:04 | Aktualitet

Këngëtari amerikan, Randy Meisner i grupit rock Eagles, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.

Meisner ishte një nga themeluesit e grupit në vitin 1971 dhe vokalisti kryesor në këngën “Take It To The Limit”, të cilën ai e shkroi gjithashtu.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua në faqen zyrtare të Eagles. Meisner ndërroi jetë nga komplikimet nga sëmundja kronike obstruktive pulmonare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos