Më shumë delegatë “ndotës” se sa përfaqësues të një shteti në samitin për klimën

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 16:02 | Bota
Më shumë delegatë “ndotës” se sa

Në samitin Cop26 për ndryshimet klimatike ka më shumë delegatë të lidhur me industrinë e karburanteve fosile se sa përfaqësues të një shteti të vetëm. Kjo është konfirmuar pas një analize të listës së pjesëmarrësve të publikuar nga Kombet e Bashkuara.

Organizata Global Witness zbuloi 503 persona me lidhje me interesat e karburanteve fosile që janë akredituar për eventin. Ata delegatë lobojnë pro industrisë së naftës dhe gazit dhe aktivistët thonë se nuk duhej të lejoheshin të merrnin pjesë.

“Industria e karburanteve fosile ka shpenzuar dekada duke mohuar dhe shtyrë veprimet konkrete për krizën klimatike, prandaj ky është një problem i madh. Ndikimi i tyre është një ndër arsyet më të mëdha pse bisedimet 25-vjeçare të Kombeve të Bashkuara për klimën nuk kanë çuar në reduktime reale në emetimet globale”, tha Murray Worthy, Global Witness.

Rreth 40 mijë njerëz po marrin pjesë në Samitin e Klimës që mbahen në Glasgou prej një jave. Brazili ka ekipin më të madh të negociatorëve, sipas të dhënave të OKB-së, me 479 delegatë. Global Witness, është një organizatë që ka si mision kundërshtimin e rasteve të abuzimit me pushtetin, të mbrojë të drejtat e njeriut dhe të sigurojë të ardhmen e planetit tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos