
Një i dënuar për vrasje rreh punonjësin e policisë në burgun e Drenovës.
Sipas burimeve pranë këtij burgu, i dënuari Osman Vani i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje ka goditur një efektiv të policisë.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për policin Erjon Çekiçi, i cili ka marrë dëmtime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit.
Në lidhje me rastin, prokuroria e Korçës ka nisur tashmë hetimet. (A2 Televizion)