Dritan Abazoviç gati për formimin e qeverisë në Malin e Zi

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 11:23 | Aktualitet

Mali i Zi mund të bëhet shumë shpejt me një qeveri të re. Këtë e njoftoi i mandatuar i për formimin e ekzekutivit të ri, Dritan Abazoviç, njëherësh dhe udhëheqës I Lëvizjes Qytetare URA. Gjatë një Konference për shtyp në Podgoricë, ai tha se ka njoftuar kuvendin e Malit të Zi për marrëveshjen e arritur për zgjedhjen e qeverisë së re. Abazoviç bëri të ditur se kabineti i tij do të ketë mbështetjen e 46 deputetëve nga 81 sa ka gjithsej parlamenti i Malit të Zi. Por çfarë parashikon marrëveshja dhe a pritet që qeveria e të parit kryeministër shqiptar të jetë jetëgjatë apo vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja? Për këtë çështje foli në A2 CNN gazetari Bekim Çobaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos