Drogë, armë dhe futboll, arrestohen biznesmenët shqiptarë në Itali

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2018, 14:02 | Kronikë
Gzim Sallaku, i arrestuar në një operacion antidrogë

Ishin të njohur në gjithë zonën e Breshës dhe Bergamos 4 vëllezërit shqiptarë Sallaku, që ndër vite kishin ngritur një ”perandori” në fushën e ndërtimit, hotelerisë dhe restoranteve luksoze në veriun e Italisë.

Por problemet e tyre me ligjin italian, që fillojnë në vitin 2015, arriti sot kulmin me operacionin e policisë antimafia që i arrestoi në kuadër të një operacioni ku u përfshinë 22 persona të akuzuara për trafik ndërkombëtar droge.

Për momentin vëllezërve u janë gjetur si provë materiale disa armë të paregjistruara, por akuza e përgjithshme e të ndaluarve është krijimi i një qendre të shpërndarjes të lëndëve narkotike që furnizonte gjithë veriun e vendit fqinj.

Një nga vëllezërit, Saimir Sallaku, në tetor ishte arrestuar në flagrancë duke i dorëzuar një kile kokainë disa shpërndarësve italian.

Ekipi në pronësi të Gëzim Sallakut, në qendër të fotografisë

Mes të arrestuarve edhe 43 vjeçari Gëzim Sallaku, i cili përtej sipërmarrjeve ishte i njohur në zonë edhe si pronari i një ekipi futbolli të kategorisë së katërt italiane, Darfo Calcio.

Problemet për vëllezërit biznesmenë filluan në 2015, kur u Gëzimi u dënua nga drejtësia italiane për riciklim parash të pista dhe evazion fiskal, duke bllokuar gati 8 milion euro asete si restorante, hotele dhe vila. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos