Drogë me vlerë 60 milionë euro gjendet në brigjet franceze

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 21:49 | Bota

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim pasi një sasi e madhe droge e llojeve të ndryshme u gjet ndërsa pluskonte në plazhet jugperëndimore të vendit.

Lënda narkotike, mes të cilës kishte dhe kokainë të një cilësie mjaft të lartë, është gjetur gjatë disa ditëve nga plazhi në Le Porge deri në Capbreton.

Zyra e prokurorisë në qytetin e Rennes lajmëron njerëzit që mund të kenë gjetur pako me kokainë gjatë shëtitjeve në plazh që të mos e përdorin atë pasi është e një cilësie shumë të lartë dhe mund të shkaktojë overdozë. Ajo iu kërkon qytetarëve se nëse hasin pako të ngjashme me lëndë narkotike në plazh të lajmërojnë menjëherë autoritetet.

Policia po vijon të hetojë për të gjetur mënyrën sesi droga ka mbërritur në breg dhe vendin se ku narkotrafikantët e kanë humbur ngarkesën, ndoshta dhe nga moti i keq që mund të ketë përfshirë varkën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos