
Një person është arrestuar ditën e mërkurë pranë burgut të Rrogozhinës pasi tentoi të fuste një sasi lënde narkotike brenda tij.
Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi I.Z. i cili donte të fuste një sasi kanabisi në ambientet e burgut për të afërmin e tij M.Z.
I.Z. e kishte mbështjellë lëndën narkotike me natriban dhe e kishte futur brenda disa enëve plasike me keçap dhe majonezë.
Gjatë kontrollit të imtësishëm u gjetën 4 qese të vogla në formë cilindrike. Për këtë arsye shtetasi I.Z. u arrestua në kushtet e flagrancës dhe ndaj tij nisën veprimet e para procedueiale për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. (A2 Televizion)