Peter Cherif, 36 vjeç, është arrestuar në Xhibut dhe akuzohet si organizatori i sulmit terrorist të 3 viteve më parë në gazetën satirike franceze “Charlie Hebdo”.
Ai ishte në kërkim prej 7 vitesh, ndërsa akuzohet si urdhëruesi i vëllezërve Kouachi për të kryer sulmin janarin e 2015-s. Ai njihet edhe me emrin Abu Hamza.

Në masakrën e tmerrshme të 3 viteve më parë mbetën të vrarë 12 persona, 8 gazetarë, dy policë, një i ftuar e një recepsionist, ndërsa mbetën të plagosur shumë të tjerë. (A2 Televizion)