
Dorëhiqet sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis do të largohet nga posti në muajin shkurt. Lajmin e dha presidenti amerikan Donald Trump, përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter”.
Kreu i Shtwpisë së Bardhë tha se gjenerali Mattis do të dalë në pension pasi shërbeu me sukses përgjatë dy viteve në administratën e tij.
Por vetë Matiss në një letër dërguar presidentit la të kuptohet se po dorëhiqet. “Ju keni të drejtë të keni një Sekretar Shteti, pikëpamjet e të cilit të përputhen me tuajat, prandaj besoj se do të ishte më mirë për mua të tërhiqem nga posti që mbaj”, thuhet ndër të tjera në letër.
Lajmi për largimin e Mattis erdhi një ditë pasi Trump njoftoi tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria, vendim ky që është kundërshtuar nga Pentagoni. (A2 Televizion)