Lajm i keq për Bruce Willis, konfirmohet sëmundja e rëndë që e shqetëson

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 21:23 | Showbiz
Lajm i keq për Bruce Willis, konfirmohet sëmundja e rëndë

Një lajm aspak i mirë vjen për aktorin e njohur Bruce Willis dhe gjendjen e tij shëndetësore.

Familja e 67 vjeçarit ka zbuluar gjatë se enjte se i Bruce është diagnostikuar me demencë frontotemporale, më pak se një vit pasi ai u tërhoq nga aktrimi për shkak të betejës së tij me afazinë.

Ikona e Hollivudit u tërhoq nga aktrimi vitin e kaluar pasi zbuloi sëmundjen që shkaktoi  përkeqësimin e aftësive të tij gjuhësore dhe duke se tani sëmundja e tij ka përparuar.

Demenca prek lobin ballor të trurit, i cili merret me sjelljen, zgjidhjen e problemeve, planifikimin dhe emocionet,  me simptoma që përfshijnë ndryshime të personalitetit, sjellje obsesive dhe vështirësi në të folur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos