Dua Lipa lë pas Shqipërinë, arratiset në Ibiza me të dashurin, motrën dhe vëllain

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 16:50 | Showbiz

Dua Lipa përfundoi pushimet e gjata në Shqipëri e Greqi dhe tashmë ka fluturuar për në Ibiza me të dashurin e saj Romain Gavras, motrën Rina dhe vëllain Gjin.

Dua kaloi një javë në jugun e Shqipërisë me familjen e saj, më pas udhëtoi për në Greqi ku u takua me të dashurin e ri, ndërsa bashkë me të u rikthye në plazhet e mrekullueshme shqiptare. Ajo postoi edhe disa foto e video teksa shfaqej krah regjisorit 42-vjeçar.

Ndërkohë, ajo është fotografuar të shtunën në Ibiza teksa tymos një cigare e veshur plot stil. Më tej, Dua postoi edhe disa foto të tjera të llogarinë e saj të Instagram-it aty ku ndiqet nga miliona persona, teksa dukej e mrekullueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos