Dua Lipa rikthehet në shtëpi, i mungonin pushimet në jug

Nga A2 CNN
27 Korrik 2023, 14:54 | Showbiz

Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare, është rikthyer sërish për të kaluar disa ditë pushimi në jug të vendit tonë.

27-vjeçarja ka postuar disa foto ku duket e mrekullueshme në Instagram-in e saj, ndërsa bashkëngjitur shkruan “Home” ngjitur me flamurin shqiptar.  

Prej disa vitesh, Dua i bashkohet familjes së saj në jug të vendit, duke kaluar disa ditë të qeta në mrekullitë e vendit tonë.

Në muajin maj, Dua u shfaq për herë të parë në publik me të dashurin e saj të ri, regjisorin Romain Gavras, i cili nuk dihet nëse e ka shoqëruar në Shqipëri këngëtaren. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/20/dua-lipa-shkelqen-ne-festivalin-e-kanes-shfaqet-me-te-dashurin-e-ri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos