Akuzat për ngacmimet seksuale, Kevin Spacey shpallet i pafajshëm

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 16:53 | Showbiz

Kevin Spacey nuk i ka mbajtur dot lotët pasi u shpall sot i pafajshëm për ngacmimin seksual të katër burrave.

Dy herë fituesi i Oscar nisi të qante teksa qëndronte në bankën e të akuzuarve teksa lirohej nga të gjitha akuzat pas një gjyqi në të cilin dëshmuan njerëz si Sir Elton John dhe burri i tij David Furnish dhanë në mbrojtje të tij.

Spacey, i cili sot mbush 64 vjeç, akuzohej për për shpërdorim të pushtetit për të kryer nëntë sulme seksuale ndaj katër burrave gjatë kohës kur ishte drejtor artistik i teatrit Old Vic në Londër.

Akuzat jo vetëm që shkatërruan atë që kishte qenë një karrierë vezulluese e showbiz-it, por gjithashtu patën implikime të mëdha financiare për të pasi u detyrua të paguante 25.5 milionë paund për producentët e House of Cards pasi u shkarkua.

Atij i është dashur gjithashtu që të paguajë të paktën 1 milion £ tarifa për mbrojtjen dhe të shohë sesi redaktohet filmi Sir Ridley Scott All The Money In The World. Më herët në gjyq, Spacey i tha jurisë: "Kam humbur gjithçka".

Vendimi ngre perspektivën që Spacey së shpejti mund të kthehet në ekrane pasi u shmang nga Hollyëood për gjashtë vitet e fundit.

Pas vendimeve të pafajësisë, Spacey vendosi dorën në gjoks, hodhi shikimin drejt panelit të jurisë dhe tha dy herë “faleminderit” përpara se të dilte nga salla e gjyqit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/18/perseri-ne-banken-e-te-akuzuarve-kevin-spacey-mohon-akuzat-e-radhes-per-ngacmim-seksual/

A2 CNN Livestream

Latest Videos