“Dua mish!” Mike Tyson kërcënon Jones: Nuk jam më vegjetarian

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 22:24 | Sporte të tjera

“Ndihem në formë. Nuk jam më vegjetarian, tani ushqehem vetëm me mish”. Mike Tyson është gati për rikthimin në ring, pas 15 vjetëve pa aktivitet. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda do të duelojë kundër Roy Jones, gjatë natës mes të shtunës së 28 nëntorit dhe të dielës.

“E ndryshova mënyrën e ushqimit për të përballuar stërvitjen e fortë që kam zhvilluar”, tha ndër të tjera “Iron Mike”. Në moshën 54-vjeçare, ai do të ngjitet në ringun e “Staples Center” në Los Angeles, impianti që shërben edhe si shtëpia e kampionëve të NBA amerikan, Los Angeles Lakers.

Dueli kundër ish-yllit të boksit, Roy Jones, do të zhvillohet në tetë raunde, me nga dy minuta secili. Përpos duelit ndërmjet dy emrave të mëdhenj të së kaluarës, diskutimet rreth sfidës janë përqendruar pikërisht te dieta ushqimore, e cila ka bërë të mundur që dy boksierë, mosha e përgjithshme e të cilëve është 105 vjeç, të kthen në ring pas shumë viteve pa aktivitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos