Emiratet e Bashkuara Arabe kanë uruar Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, duke projektuar flamurin tonë kombëtar në kullën më të lartë në botë, Burj Khalifa.
Përveç flamurit erdhi edhe urimi “Gëzuar ditën kombëtare Republikës së Shqipërisë”. Në një video të publikuar në faqen në Facebook të Burj Khalifa-s, dëgjohet edhe luajtja e Himnit të Flamurit në sfond.
Në vitin 2010, kulla u bë më e larta në botë, me një lartësi 829,8 metra dhe është një nga atraksionet turistike më të frekuentuara në të gjithë globin. (A2 Televizion)