Duhet të paraqesë komisioner, Britania mban peng komisionin e Ursula von der Leyen

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 15:26 | Bota
Duhet të paraqesë komisioner, Britania mban peng komisionin e Ursula

Britania e Madhe mban peng administratën e presidentes së zgjedhur, Ursula Von Der Leyen. Londra i ka bërë të ditur Komisionit Europian se nuk do të nominojë një përfaqësues për ekzekutivin e ri të BE-së.

Ky vendim i Britanisë do të irritojë partnerët europianë ndërsa blloku dëshiron që ekzekutivi i ri i komisionit të nisë punën më 1 dhjetor.

 Sipas rregullave të BE-së, të gjitha shtetet anëtare duhet të prezantojnë nga një komisioner. Britania largohet nga Unioni në fund të janarit të 2020, por deri atëherë mbetet anëtar me të drejta të plota.

https://a2news.com/2019/07/16/kush-eshte-ursula-von-der-leyen-presidentja-e-pare-grua-e-komisionit-evropian/

Ky ngërç i shkaktuar nga refuzimi i Mbretërisë së Bashkuar, shton rrezikun që ekzekutivi i Von der Leyen të mos nisë punën më 1 dhjetor si pasojë e sfidave ligjore.

Ekipi i presidentes së zgjedhur të Komisionit Europian bën me dije se po shqyrtohen të gjitha opsionet e mundshme për të anashkaluar këtë pengesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos