Duka sqaron propozimet: Duhet një komision i posaçëm, 30% e tatimeve të mund të financojë sportin

Nga A2 CNN
26 Shtator 2020, 12:02 | Futboll

Presidenti i FSHF Armando Duka me anë të një konference për shtyp ka së bashku me përfaqësuesit e Ligës së Futbollit ka prezantuar pikat që do t’i dërgohen qeverisë për të zgjidhur  ngërçin ku ndodhet jo vetëm futbolli, por i gjithë sporti shqiptar. Duke deklaroi se në parim ai “është kundër bojkoteve, por nuk është gjetur asnjë zgjidhje në tavolinë”.

Duke cilësuar se deri më tani, “nga viti 1994 deri ligji i amenduar i sportit ka prodhuar zero lekë për sportin”, kreu i FSHF nënvizoi se kërkesat janë minimizuar dhe bazohen në praktikat me të mira të vendeve të rajonit, por edhe të atij hungarez.

Një shembull financimi i sportit shqiptar i prezantuar gjatë konferencës për shtyp

Një nga propozimet kryesore është ngritja e një komisioni të posaçëm, sportiv dhe qeveritar, për të vlerësuar projektet respektive apo përqindjet dhe vlerat monetare që do të marre secila federatë.

Nga pikëpamja e sponsorizimeve, Duka sqaroi skemën ku 30% e tatimeve e bizneseve që prodhojnë më shumë se 20 milionë lekë  të ketë mundësinë, dhe jo obligimin,  të shkojë  drejt sportit. “Idealisht janë 50 milionë euro, por jemi të vetëdijshëm që 100% nuk realizohet dot, mund të realizohet 10% në vitin e parë, dhe deri në 60% në vitet e ardhshme”.

Sipas tij, këto financime do të shkonin “për infrastrukturë, për fëmijët dhe federatat jo elitare , dhe vetëm në 25% për federatat elitare si Kategoria Superiore që sipas Dukës “ në vitin 2019 ka paguar 500 milionë lekë tatime, dhe do të paguajë edhe më shumë në 2020”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos