Po shikonte ndeshjen ku po luante edhe bashkëshorti i saj, kur në minutën e 42 ndodhi drama.
Sabrina Kvist Jensen, bashkëshortja e Christian Eriksen, zbriti menjëherë në fushë, aty ku mjekët po i kryenin masazh kardiak mesfushorit danez. Me lot në sy dhe e veshur me bluzën e Danimarkës, Sabrina u ngushëllua nga kapiteni i skuadrës, Simon Kjaer.
Sabrina dhe Christian janë fejuar në vitin 2012 dhe kanë një djalë që ka lindur në vitin 2018. (A2 Televizion)