Duket si anije luftarake, por është një jaht pasanikësh

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 19:00 | Teknologji

Në dete e oqeane qarkullojnë shumë superjahte, të cilët çdo vit përmirësohen. Vetëm pak ditë pasi arkitektja italiane e mjeteve lundruese, Elena Nappi, zbuloi projektin e saj të një jahti që shndërrohet në një nëndetëse, një tjetër projekt i jashtëzakonshëm është zbuluar.

Kompania e projektimit të jahteve me bazë në Milano, ka zbuluar planet për megajahtin e frymëzuar nga anijet luftarake, si dhe nga anijet kozmike.

I njohur si “Project Centauro”, jahti mbi 100 metra, duket si një ndërthurje mes anijeve luftarake dhe atyre kozmike, me një teknologji super të avancuar.

https://a2news.com/2019/12/14/jahti-luksoz-qe-kthehet-ne-nendetese/

“Project Centauro” mund të mbajë deri në 14 persona, me pishinë, një zonë për uljen e helikopterit, zonë për zhytje, xhakuzi, klub veror të frymëzuar nga tempujt e lashtësisë. Ndërkohë, dy motorët i mundësojnë këtij jahti të lëvizë me një shpejtësi deri në 23 milje në orë.

Megjithatë, aktualisht “Centauro” mbetet në fazën e projektimit dhe ekipi nga Officina Armare thonë se do të duhet të paktën dy vite për të ndërtuar këtë jaht që duket sikur vjen nga hapësira. Edhe për çmimin e tij është ende herët, pasi brendësia e tij do të jetë e bazuar te prefencat e blerësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos