
Kamera e një makine regjistroi momentin e frikshëm kur një tërmet me magnitudë 6,4 goditi provincën Hatay në Turqi të hënën në mbrëmje. Lëkundjet u ndien deri në Siri, Egjipt dhe Liban. Sipas autoriteteve turke, 3 persona kanë humbur jetën dhe 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur. (A2 Televizion)