
Sali Berisha u rikthye, këtë të enjte, në kuvend pas një mungese 6-mujore. Ai u shpreh se ka gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit.
“Kam munguar 4 muaj pasi isha në bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë. Ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit, tani rikthehem në respekt të popullit, ndërsa për ata që janë aty nuk e meritojnë të rrish as 4 minuta në atë sallë. Kam gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet e 6 marsit dhe shoh optimizëm dhe besim të madh në fitore”, tha Berisha.
I pyetur nëse do të jetë në aleancë me LSI-në, ai u shpreh se negociatat janë në vazhdim.
Berisha foli për gazetarët edhe për protestën që janë duke mbajtur para parlamentit banorë të rrugës “5 Maji” në Tiranë, të cilëve do t’u prishen shtëpitë, si pasojë e rregullimit të rrugës në atë zonë. Ai tha se këta qytetarë kanë të drejtë ligjore për atë që kërkojnë, ndërsa u shpreh se më tragjike kjo situatë bëhet kur ortakë në pallate janë edhe përfaqësues të Bashës.
“Pavarësisht se kanë nga 20 vite në shtëpitë e tyre u prishet banesa në kundërshtim me çdo ligj, u prishet banesa nga qeveritarë që vjedhjet e tyre i kanë zhveshur nga çdo normë njerëzore. Nuk jam, por mbështes zhvillimin e qytetit, mbështes projektet të cilat e bëjnë këtë qytet më të bukur, por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij. Nëse ti vendos për shkak të planeve për të prishur shtëpitë e të tjerëve, mund ta bësh këtë, por para së gjithash duhet të ulesh me ata, duhet të përcaktosh kushtet.
Të gjitha veprimet që kryhen ndaj këtyre banorëve janë absolutisht të paligjshme, janë dhënie e efekteve prapavepruese të ligjeve të vendit dhe janë gjithashtu një qëndrim mizor ndaj njerëzve. Kjo bëhet edhe më tragjike kur në sheshet e atyre shtëpive ortakë në pallate janë edhe përfaqësues të Lul Bravës”, tha Berisha. (A2 Televizion)