Punonjësit e ndërtimit të Bashkisë së Durrësit nën mbikëqyrjen e ekipit ushtarak izraelit kanë nisur rindërtimin e mureve dhe riparimet e nevojshme në një pallat banimi në Durrës. Ekipi izraelit është kujdesuar që suvatimet dhe brezat e mureve të bëhen ashtu siç duhet, në mënyrë që muri të jetë sa më rezistent dhe për rrjedhojë të japë më shumë siguri. (A2 Televizion)
Durrës, fillon riparimi i godinave të sigurta
