
Është tepër i mbipopulluar dhe do të mbyllet përkohësisht. Ky është vendimi i Bashkisë së Durrësit për tregun agro-bujqësor të qytetit, ku sipas autoriteteve dyndja e klientëve e rrezikonte të shndërrohej në vatër të koronavirusit.
Tregtia e produkteve tashmë do të shpërndahet në tre pika, më të menaxhueshme nga policia bashkiake dhe forcat e tjera të rendit.
Bëhet fjalë për pikën që do të ngrihet tek Muzeumi i Dëshmorëve, ai te stadiumi “Niko Dovana” dhe në rast kërkese, parkingu i shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli”. (A2 Televizion)