
Tashmë në Shqipëri ka dy spitali që merren ekskluzivisht me pandeminë e koronavirusit.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi me një mesazh video që spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet është shndërruar në një “strukturë COVID”, dhe ka pritur pacientin e parë me COVID-19, që kishte edhe nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale.
“Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19”, deklaroi ministrja.
Ndërkohë, bëhet e ditur që pacientët që ndodheshin në strukturën spitalore janë transferuar në Elbasan. (A2 Televizion)