
Fondi i përkthimit, apo thënë ndryshe paratë që do të lëshohen për përkthimin e autorëve shqiptarë në gjuhë të huaj janë një ndihmë po aq modeste sa edhe vitin e shkuar.
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit e konfirmon këtë. Alda Bardhyli konfirmon po ashtu se kërkesat që janë dorëzuar këtë vit janë po ashtu për autorët bashkëkohorë shqiptarë, ndonëse misioni i saj është të lobojë edhe për autorët e traditës.
Vijon ende të mbetet interesi te gjuhët si italishtja, frengjishtja apo greqishtja. Ndonëse kohë të vështira për artin, Bardhyli thekson se është e kënaqur me numrin e aplikimeve, ndonëse puna më e madhe, ajo e klasifikimit të fituesve fillon pas 31 marsit që është edhe afati i fundit i dorëzimit të kërkesave. (A2 Televizion)